Dërgesa falas mbi 5000 ALL  |  Oferta speciale çdo ditë  |  +355 69 123 4567
ShopZone
Qendra e Ndihmës

Si mund t'ju ndihmojmë?

Gjeni përgjigje të shpejta për pyetjet tuaja. Nëse nuk gjeni çfarë kërkoni, ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm.

Porositë
8 pyetje
Si mund të vendos një porosi në ShopZone?

Vendosja e një porosie është shumë e thjeshtë:

  • Gjeni produktin dhe klikoni "Shto në Shportë"
  • Shkoni te shporta dhe klikoni "Vazhdo Porosinë"
  • Plotësoni adresën e dërgimit dhe zgjidhni metodën e pagesës
  • Konfirmoni porosinë — do të merrni email me detajet

Nuk keni nevojë të keni llogari për të porositur, por rekomandojmë të regjistroheni për të ndjekur porositë tuaja lehtë.

Si mund ta anuloj porosinë time?

Mund ta anuloni porosinë brenda 2 orëve nga vendosja, nëse nuk ka filluar ende përgatitja.

Kontaktoni ekipin tonë menjëherë me numrin e porosisë:

Nëse porosia është dërguar tashmë, duhet ta pranoni dhe pastaj të bëni kthim sipas politikës sonë të kthimit.

Si mund ta gjurmoj porosinë time?

Shkoni te Gjurmo Porosinë dhe futni:

  • Numrin e porosisë (p.sh. SZ-2025-12345) nga emaili i konfirmimit
  • Kodin PIN 4-shifror që morët me email

Do të shihni statusin në kohë reale, historikun dhe datën e pritshme të dorëzimit.

Nuk mora emailin e konfirmimit — çfarë të bëj?

Kontrolloni fillimisht dosjen Spam/Junk të emailit tuaj. Ndonjëherë emailet automatike filtrohen atje.

Nëse nuk e gjeni, kontaktoni suportin me adresën email me të cilën keni porositur. Do t'ju ridërgojmë konfirmimin menjëherë.

A mund të ndryshoj adresën e dërgimit pas vendosjes?

Po, mund të ndryshoni adresën vetëm nëse porosia nuk është dërguar ende. Kontaktoni menjëherë suportin me numrin e porosisë dhe adresën e re.

Pasi porosia është dorëzuar te korrieri, ndryshimi i adresës nuk është i mundur.

A mund të porosis pa u regjistruar?

Po, mund të porositni si mysafir (guest) pa krijuar llogari. Keni nevojë vetëm për emrin, adresën dhe numrin e telefonit.

Megjithatë, me llogari keni përfitime shtesë: ndjekja e porosive, historia e blerjeve dhe checkout më i shpejtë herën tjetër.

Sa kohë duhet të pres për konfirmim?

Email i konfirmimit dërgohet menjëherë pas vendosjes së porosisë.

Nëse keni zgjedhur transfertë bankare, porosia aktivizohet pasi të verifikojmë pagesën — zakonisht brenda 1–2 orëve pune.

A mund të bashkoj disa porosi në një dërgim?

Për momentin nuk ofrojmë bashkim automatik të porosive. Nëse keni dy porosi të papërpunuara dhe dëshironi t'i bashkoni, kontaktoni suportin sa më shpejt të jetë e mundur.

Dërgimi
7 pyetje
Cilat janë opsionet dhe kostot e dërgimit?
  • Express Tiranë — Brenda 4 orësh (porosi para 14:00): 600 ALL
  • Dërgim Standard — 1–2 ditë pune: 350 ALL
  • Gjithë Shqipëria — 2–4 ditë pune: 500 ALL
  • Dërgim Falas — për porosi mbi 5,000 ALL
A dërgoni në të gjithë Shqipërinë?

Po, dërgojmë në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Koha e dërgimit mund të ndryshojë sipas largësisë dhe aksesueshmërisë së vendndodhjes.

Korrieri do të më kontaktojë para dorëzimit?

Po, korrieri ju telefonon 30–60 minuta para dorëzimit për t'u siguruar që jeni në shtëpi. Sigurohuni që numri i telefonit të jetë i saktë kur porosisni.

Çfarë ndodh nëse nuk jam në shtëpi gjatë dorëzimit?

Korrieri do të tentojë ta lërë produktin me një fqinj ose portier nëse jeni dakord. Nëse jo, do të caktohet një orë tjetër dorëzimi.

Pas 3 tentativa të dështuara, porosia kthehet dhe ju kontaktoheni për të organizuar ridërgimin.

A mund të porosis sot dhe ta marr sot?

Po, nëse jeni në Tiranë dhe porositni para orës 14:00, opsioni Express ju garanton dërgimin brenda ditës (brenda 4 orëve).

Ky opsion është i disponueshëm vetëm për porositë me pagesë Cash on Delivery.

Porosia ime ka vonesë — çfarë duhet të bëj?

Kontrolloni statusin në faqen e gjurmimit. Nëse ka kaluar data e pritshme e dorëzimit, kontaktoni suportin tonë me numrin e porosisë dhe do ta hetojmë menjëherë.

A dërgoni jashtë Shqipërisë?

Për momentin ShopZone operon vetëm brenda Shqipërisë. Shpresojmë të zgjerojmë shërbimin në vendet fqinje së shpejti.

Pagesa
6 pyetje
Cilat metoda pagese pranoni?

ShopZone pranon dy metoda pagese:

  • Cash on Delivery (COD) — paguani me cash kur merrni produktin. Pa rrezik.
  • Transfertë Bankare — nëpërmjet BKT, Raiffeisen Bank ose OTP Bank Albania.

Aktualisht nuk pranojmë karta krediti/debiti ose portofola dixhitalë.

Si funksionon pagesa me transfertë bankare?
  • Zgjidhni "Transfertë Bankare" gjatë checkout
  • Merrni numrin e porosisë dhe IBAN-in e ShopZone
  • Transferoni shumën nga banka juaj (BKT, Raiffeisen, OTP ose çdo bankë tjetër)
  • Shkruani numrin e porosisë në fushën "Arsyeja e transferimit"
  • Porosia aktivizohet brenda 1–2 orëve pune pas verifikimit
A është e sigurt pagesa Cash on Delivery?

Absolutisht. Me COD ju paguani vetëm kur merrni produktin fizikisht. Keni të drejtë ta kontrolloni para pagesës dhe nëse ka problem, refuzoni dhe ne e marrim menjëherë.

Çmimet përfshijnë TVSH-në?

Po, të gjitha çmimet e shfaqura në ShopZone përfshijnë TVSH 20% sipas legjislacionit shqiptar. Çfarë shikoni është çfarë paguani — pa kosto të fshehura.

A mund të përdor kupona zbritjeje?

Po! Futni kodin e kuponit në fushën e dedikuar gjatë rishikimit të shportës. Zbritja aplikohet automatikisht në total.

Kuponat i merrni nëpërmjet emailit, rrjeteve sociale ose programeve tona speciale.

A lëshoni faturë?

Po, fatura lëshohet automatikisht me çdo porosi dhe dërgohet me email. Nëse keni nevojë për faturë me NIPT të biznesit tuaj, kontaktoni suportin para finalizimit të porosisë.

Kthimet & Rimbursimi
7 pyetje
Sa kohë kam për të kthyer një produkt?

Keni 30 ditë kalendarike nga data e dorëzimit për të iniciuar kthimin. Produkti duhet të jetë në gjendje origjinale me paketim të plotë.

Për detaje të plota: Politika e Kthimit.

Si të inicioj një kthim?

Kontaktoni suportin tonë me numrin e porosisë dhe arsyen e kthimit. Ekipi ynë organizon marrjen e produktit brenda 24–48 orëve.

Nuk keni nevojë të shkoni askund — korrieri vjen tek ju.

Sa kohë merr rimbursimi?

Pasi produkti kthehet dhe verifikohet, rimbursimi processohet brenda 5 ditëve pune. Pagesa kthehet me të njëjtën metodë (transfertë bankare ose cash).

Cili është kosto i kthimit?
  • Falas nëse produkti ka defekt fabrike ose kemi dërguar produktin e gabuar.
  • Klienti mbulon koston nëse kthimi bëhet për arsye personale (ndërruat mendim, zgjodhët gabim).
Çfarë ndodh nëse produkti arrihet i dëmtuar?

Mos e pranoni produktin dhe njoftoni korrierin menjëherë. Fotografoni dëmtimin dhe kontaktoni suportin brenda 24 orëve. Do të organizojmë zëvendësimin ose rimbursimin menjëherë, pa asnjë kosto.

A mund të shkëmbej produktin me një tjetër?

Po. Shkëmbimi bëhet si kthim i produktit origjinal + porosi e re për produktin që dëshironi. Kontaktoni suportin dhe do t'ju orientojmë hap pas hapi.

A mbulon garancia produktet e blera me zbritje?

Po, garancia 2-vjeçare zbatohet për të gjitha produktet, pavarësisht nëse janë blerë me zbritje ose me çmim të plotë.

Llogaria
7 pyetje
Si të krijoj llogari?

Shkoni te Regjistrohu dhe plotësoni formularin me emrin, emailin, numrin e telefonit dhe fjalëkalimin. Procesi zgjat vetëm 1 minutë dhe është plotësisht falas.

Harrova fjalëkalimin — si ta rivendos?

Klikoni "Keni harruar fjalëkalimin?" në faqen e kyçjes. Futni emailin tuaj dhe do t'ju dërgojmë një link rivendosjeje. Linku është i vlefshëm për 24 orë.

Si të ndryshoj emailin ose numrin e telefonit?

Kyçuni në llogarinë tuaj dhe shkoni te Profili → Ndrysho të dhënat. Ndryshimi i emailit kërkon verifikim me email të ri.

Si të fshij llogarinë time?

Kontaktoni suportin tonë me kërkesën për fshirje të llogarisë. Do të fshijmë të gjitha të dhënat tuaja brenda 30 ditëve, sipas politikës sonë të privatësisë.

Vini re: historiku i porosive ruhet 7 vite për detyrimet tatimore ligjore.

A mund të kem disa adresa të ruajtura?

Po, mund të ruani disa adresa dërgimi në llogarinë tuaj dhe të zgjidhni njërën gjatë checkout pa pasur nevojë t'i rishkruani çdo herë.

Si të çabonohem nga emailet e marketingut?

Klikoni "Çabonohu" në fund të çdo emaili marketingu. Mund ta bëni edhe nga Profili → Preferencat e Njoftimeve.

Vini re: emailet transaksionale (konfirmim porosie, dërgim) do të vazhdojnë sepse janë të nevojshme për shërbimin.

A është i sigurt llogaria ime?

Po. Fjalëkalimet ruhen të enkriptuara dhe asnjë punonjës i ShopZone nuk i sheh ato. Komunikimi është i mbrojtur me SSL. Rekomandojmë të përdorni fjalëkalim të fortë dhe të mos e ndani me askënd.

Produktet
7 pyetje
A janë të gjitha produktet origjinale?

Po, të gjitha produktet e ShopZone janë 100% origjinale dhe vijnë me garanci zyrtare. Çdo produkt kalon proces verifikimi para listimit.

A mund të kemi informacion shtesë për një produkt?

Po, çdo faqe produkti ka seksionet: Përshkrimi, Specifikimet, Reviews dhe Dërgesa. Nëse keni nevojë për informacion të mëtejshëm, kontaktoni suportin.

Si të di nëse produkti është në stok?

Çdo faqe produkti tregon gjendjen e stokut: "Në Stok", "Stok i Ulët" ose "Jashtë Stoku". Nëse produkti është jashtë stoku, mund të lini emailin për t'u njoftuar kur të jetë sërish disponibël.

A mund t'ju sugjeroj një produkt për të shtuar?

Absolutisht! Dërgoni sugjerimin tuaj në suggestions@shopzone.al. I lexojmë të gjitha sugjerimet dhe shpesh i shtojmë produktet e kërkuara.

Si funksionon garancia 2-vjeçare?

Garancia mbulon defektet e fabrikës dhe problemet teknike të produktit. Nëse produkti ka problem gjatë periudhës 2-vjeçare, kontaktoni suportin dhe organizojmë riparimin ose zëvendësimin falas.

Garancia nuk mbulon dëmet fizike, thyerjen e ekranit ose dëmet nga uji (nëse produkti nuk ka mbrojtje waterproof).

Si të lë një review për produktin?

Shkoni te faqja e produktit, klikoni seksionin "Reviews" dhe plotësoni formularin. Mund të jepni vlerësim me yje dhe të shkruani komentin tuaj. Reviews nga klientë të verifikuar janë më të besueshme.

Çfarë do të thotë badge "Nuovo" / "Hot" / "Sale"?
  • Nuovo — produkt i ri, shtuar kohët e fundit
  • Hot — produkt me shitje të larta dhe kërkesë të madhe
  • Sale / -X% — produkt me zbritje, me çmim të reduktuar

Nuk gjetët përgjigje?

Ekipi ynë i suportit është i disponueshëm çdo ditë 09:00–20:00. Na kontaktoni dhe do t'ju ndihmojmë menjëherë.

Të gjitha pyetjet